Die, Qer 14, 2026
Banner Top
Banner Top

Me rastin e 12 Majit – Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, Spitali i Pejës ka shprehur mirënjohje për punën dhe përkushtimin e palodhshëm të infermierëve dhe infermiereve që çdo ditë kujdesen për pacientët me profesionalizëm dhe humanizëm.

“Infermierët janë shtylla e shërbimit shëndetësor. Ata janë pranë pacientëve në momentet më sfiduese, duke ofruar jo vetëm kujdes mjekësor, por edhe ngushëllim, siguri dhe shpresë”, thuhet në mesazhin e shpërndarë nga drejtoria e spitalit.

Në këtë ditë, u theksua rëndësia e rolit të infermierëve në sistemin shëndetësor dhe nevoja për mbështetje të vazhdueshme ndaj tyre.

“Kjo është dita e tyre, por vlerësimi ynë për ta zgjat çdo ditë të vitit. Jemi krenarë për punën që bëjnë në çdo ndërrim, në çdo repart, në çdo sfidë”, thuhet më tej në mesazh.

Youtube

Arkiva

Kategoritë