Hën, Mar 18, 2024
Banner Top
Banner Top
çka është Peritoneumi?

Shkruar nga Dr. Agon Bislimi

Abdomen quhet hapësira në të cilën janë të vendosura: Lukthi, Mëlçia me Fshikën e tëmthit, Shpretka, Pankreasi, Zorrët e holla dhe të trasha, Veshkat me gjëndrat mbiveshkore dhe Ureterët, Fshika e urinës me Uretrën, Prostata në meshkuj, Mitra, Vezoret me tubat uterine dhe Organi gjenital femëror .
Hapësira në fjalë është e mbështjellët nga brenda me një cipë të hollë peritoneale dhe quhet ndryshe Peritoneum.

Peritonit biliar: Inflamacioni ose pezmatimi i peritoneumi i shkaktuar nga bila(vreri).
Peritoneumi përmes kësaj cipe ndahet në dy pjesë të veçanta:

1. Peritoneum i përparmë ose anterior dhe 
2. Peritoneumi i pasmë ose Retroperitoneumi.
Peritoneumi i përparmë reflektohet në murin e përparmë të abdomenit, i cili në jetën e përditshme quhet thjeshtë BARK.

Ky ndahet gjithashtu në tri nivele:

a. Peritoneumi i sipërm ose Epigastriumi, i vendosur nën brinjë, djathtas dhe majtas, në të cilin projektohen: Në mes shqetësimet e Lukthit, në të djathtë shqetësimet e Zorrës dymbëdhjetëgishtore, Mëlçisë dhe Fshikës së tëmthit.

b. Peritoneumi i mesëm ose mesogastriumi, i vendosur përreth kërthizës, në të cilin projektohen shqetësimet e Zorrëve të holla dhe kokës së Pankreasit. Në murin e pasmë (nga ana e shpinës) dhe në muret anësore të mesogastriumit projektohen gjithashtu edhe shqetësimet e organeve retroperitoneale: Veshkave, Gjëndrave mbi veshkore, Kanaleve përcjellëse të urinës (Ureterve), trupit dhe bishtit të Pankreasit dhe Zorrëve të trasha.

c. Hypogastriumi ose pjesa më e poshtme e abdomenit, në të cilin projektohen shqetësimet e organeve pelvike, nga Pelvis=Legen, hapësirë e emëruar sipas kockave pelvike ose të legenit. Te meshkujt , në këtë hapësirë projektohen shqetësimet e Fshikës së urinës, Prostatës, pjesës së kanalit eleminues të urinës (Ureteri), i cili kalon përmes Prostatës dhe të Zorrës së pasme ose Rektumit. Te femrat, në këtë hapësirë projektohen shqetësimet e Fshikës së urinës, Ureterit, Mitrës, Vezoreve me tubat e tyre, Organit gjenital femëror dhe Rektumit.
Vërejtje plotësuese: Shqetësimet e organeve të një zone mund të reflektohen edhe në zonën e organeve tjera. Gjithashtu, ato mund të shfaqën njëkohësisht në dy zona. /Familja Jonë

Youtube

Arkiva

Kategoritë