Pre, Mar 29, 2024
Banner Top
Banner Top
ATK ofron edhe një numër tjetër për të raportuar ngritjen e çmimeve nga bizneset

Administrata Tatimore e Kosovës ka njoftuar se deri më tani ka pranuar 228 thirrje nga qytetarët, të cilët kanë raportuar për keqpërdorimin e situatës lidhur me koronavirusin – nga bizneset duke i ngritur kështu çmimet.

Për këtë arsye ATK njofton se ka ofruar edhe një numër tjetër në dispozicion: 038 222 165.

“Sot nga ora 10:00 deri më tani përmes linjës pa-pagës 0800 80 800 kemi pranuar 228 thirrje nga qytetarët, të cilët kanë raportuar rritje të çmimeve,  kryesisht tek markete dhe farmacit, të njëjta janë adresuar tek inspektorët tatimor për trajtim ligjor. Për arsye të ngarkesës se madhe të thirrjeve të qytetarëve në linjën pa-pagës, Administrata Tatimore e Kosoves ka mundësuar  edhe një linje tjetër alternative për raportim: 038 222 165 (kjo linje është me pagesë) “- njofton Administrata Tatimore e Kosovës.

Youtube

Arkiva

Kategoritë