Një zjarr i madh ka përfshirë një objekt në Çagllavicë, mëngjesin e sotëm. Akoma nuk dihet shkaktari dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti, teksa rasti është denoncuar në Polici.
Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se deri tani raportohet vetëm për dëme materiale.
“Sot rreth orës 10:00, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një objekt në rrugën Prishtinë -Ferizaj. Në vendngjarje janë zjarrfiksit dhe policia të cilët po merren me rastin. Bazuar në të dhënat e deritanishme janë shkaktuar vetëm dëme materiale”, tha ajo për Gazetën10.