Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Zgjedhni mjekun tuaj familjar dhe kujdesuni për shëndetin tuaj!

Me moton “Mjeku Im – Shëndeti Im”, Ministria e Shëndetësisë ka nisur projektin për përzgjedhjen e mjekut familjar në Kosovë, i cili konsiderohet një hap i rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve dhe për të gjithë sistemin shëndetësor të vendit.

Ky projekt u ofron qytetarëve mundësinë për të pasur kujdes shëndetësor më të mirë dhe të personalizuar.

Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje të gjithë qytetarëve të zgjedhin mjekun e tyre familjar, i cili do të jetë në dispozicion për të ofruar ndihmë, në bazë të zonës ku jetojnë.

MSH thekson se mjeku familjar duhet të zgjedhet përmes platformës E-Kosova për të cilen është e nevojshme të keni një profil aktiv në këtë platformë.

Në lidhje me këtë, Zëvendës Ministri i Shëndetësisë, Arsim Berisha, është shprehur përmes një videojë se në bazë të ndikimit të jashtëzakonshëm në shëndetin dhe mirëqenien tonë, mjeku familjar konsiderohet si një portë hyrëse në shëndetësi e cila ofron shërbim shëndetësorë në bazë të nevojave të qytetarëve.

Ai gjithashtu thekson se mjeku familjar do të jetë në gatishmëri të ofrojë ndihmë në parandalimin, trajtimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të cilat mund t’i prekin qytetarët.

Për më tepër, gjeni njoftimin e plotë të Z. Berishës poshtë:

Të dashur qytetarë,

Mjeku familjar ka një ndikim të jashtëzakonshëm në shëndetin dhe mirëqenien tonë, dhe që nga sot ju mund të zgjedhni vetë mjekun tuaj familjar përmes platformës E-Kosova.

Mjeku familjar, si porta e parë hyrëse në shëndetësi, ju sigurën shërbim shëndetsor më të shpejtë dhe cilësorë, kurdo që ju keni nevojë.

Duke qenë gjithmonë në kontakt me ju, ai ju ndihmon në parandalim, trajtim dhe menxhim të sëmundjeve.

Ai siguron që çdo pacient të marrë shërbimin e duhur në zonën ku banon.

Mjeku familjar e ka një rol të rëndësishëm në koordinimin e kujdesit shëndetësorë, duke siguruar trajtim në kohë dhe referim tek specialistët e tjerë kur është e nevojshme.  

Kujdesi shëndetësorë është një e drejtë për të gjithë qytetarët e Kosovës, pa dallim, andaj zgjedhni mjekun tuaj familjar.

Për çdo këshillë, mjeku familjar është afër jush në shërbim të mbrojtjes së shëndetit tuaj.

Zgjedhni mjekun tuaj familjar sot dhe siguroni kujdes shëndetësor më të mirë.  

“Mjeku Im – Shëndeti Im”.

Youtube

Arkiva

Kategoritë