Sëmundjet ishemike të zemrës janë një nga shkaktarët kryesorë të vdekjeve sot, dhe zakonet tona të përditshme mund të jenë ndër faktorët më të rëndësishëm që ndikojnë në shëndetin e zemrës. Dy prej këtyre zakoneve janë pirja e duhanit dhe konsumimi i alkoolit, që rrisin ndjeshëm rrezikun e problemeve me zemrën.
Duhani – Armiku kryesor i zemrës
Pirja e duhanit është një nga faktorët më të mëdhenj që çon drejt sëmundjeve ishemike të zemrës. Duhani përshpejton ngushtimin e enëve të gjakut, rrit tensionin dhe dëmton qelizat e enëve të gjakut. Kjo e bën më të vështirë për zemrën të pompojë gjak, duke çuar në sulme në zemër dhe komplikime tjera kardiovaskulare.
Alkooli – Shkatërrimi i heshtur
Konsumimi i tepruar i tij rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës. Alkooli rrit tensionin dhe mund të shkaktojë rrahje të parregullta të zemrës (aritmi). Me kalimin e kohës, ai dëmton muskujt e zemrës dhe çon në mosfunksionimin e saj.
Çfarë mund të bëjmë për të mbrojtur zemrën?
- Ndalo pirjen e duhanit – Përfitimet për shëndetin e zemrës fillojnë menjëherë pasi ndalojmë duhanin. Enët e gjakut fillojnë të përmirësohen dhe rreziku për sulm në zemër zvogëlohet dukshëm.
- Nderpre – Konsumimi e alkoholit, është çelësi për të mbajtur nën kontroll shëndetin e zemrës.
Duke bërë ndryshime të vogla sot, mund të mbrojmë zemrën dhe të sigurojmë një të ardhme më të shëndetshme. Kujdesi për shëndetin e zemrës nuk ka nevojë të jetë i komplikuar, por zgjedhjet e vogla si lënia e duhanit dhe alkoolit mund të bëjnë diferencën më të madhe.