Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është shprehur se spitalet e përgjithshme që po trajtojnë pacientë me COVID-19, po i dalin në krah QKUK-së.
Riorganizimi i shërbimeve shëndetësore spitalore për të përballuar numin e pacientëve që nga Covid-19 kërkojnë tretman spitalor po jep rezultate. Spitalet e përgjithshme po i dalin krah Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa pacientët po i marrin më afër shërbimet.
Sa po vizitova me bashkëpunëtorë Spitalin e Përgjithshëm të Pejës ku ri-organizimi ka mundësuar punë më efektive, ndërsa, respekt për mjekët dhe infermierët që ishin në krye të detyrës.
Mos u shliro!
Bashkë për shëndetin e njëri-tjetrit!