Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top

Një burrë nga Franca i cili ka qenë i verbër për shkak të gjendjes së tij gjenetike “retinitis pigmentosa”, i është kthyer pjesërisht shikimi me ndihmën e proteinave të ndjeshme në ndriçim që fillimisht ishin zbuluar tek algat.

Siç raporton BBC, shkencëtarët erdhën deri te ky zbulim që do të mund t’ia lehtësonte jetën miliona njerëzve në mbarë botën – e burrit plotësisht të verbër i është kthyer pjesërisht shikimi pas iu nënshtrua terapisë me proteina që fillimisht u zbuluan tek algat, transmeton Telegrafi.

Terapia biologjike e njohur si optogjenetika, është një proces i veçantë ku proteinat përdoren për t’ia kthyer organizimit kontrollin mbi qelizat në pjesën e pasme të syrit.

Duke u thirrur në revistën Nature Medicine, burri plotësisht i verbër e kuptoi se terapia pati sukses ku pa “zebrën” me vija në vendkalimin për këmbësorë.

Tani ky burrë nga Franca, identiteti i të cilit nuk është zbuluar – mund të njeh, numëroj dhe të kap objekte të ndryshme nga tavolina.

Francezi për 40 vite vuan nga sëmundja trashëguese retintis pigmentosa” që dëmton të pamurit dhe lodh qelizat e ndjeshme ndaj pamjeve.

E me këtë problem është duke u ballafaquar një numër i madh i njerëzve nëpër botë – ku deri më tani janë regjistruar mbi dy milionë.

Burri me sëmundjen shumë të rrallë që jeton në Bretani dhe që u operua në Paris, ka qenë plotësisht i verbër për 20 vite.

Youtube

Arkiva

Kategoritë