Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka shpërndarë lajmin e mirë sa i përket rezultateve të ditës së sotme me COVID19.
Sipas Vitisë, ky numër ka ardhë si rezultat i angazhimit të përbashkët.
Ky është postimi i plotë:
Dita e tretë me radhë kur ne të gjithë po i marrim rezultatet e angazhimit të përbashkët.
Sot kanë rezultuar të shëruar nga COVID-19, 17 qytetarë tanët.
Ndërsa nga 225 testime vetëm 9 kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Ju falemnderit për besimin, bashkëpunimin e solidaritetin!
Faleminderit personelit shëndetësor, policëve, zjarrëfiksëve, kryetarëve të komunave, administratës, pastruesëve dhe të gjithëve të angazhuar në këtë betejë të përbashkët!
Vazhdojmë së bashku, me kujdes dhe vëmendje!/Familja Jonë