Një 13-vjeçar, i cili ka luftuar me Covid për të mbijetuar u bën thirrje të gjithëve të bëjnë tamponin e koronavirusit, nëse dyshojnë se janë të infektuar.
Adoleshenti e ka kaluar me simptoma të rënda Covid, pasi vuan nga distrofia muskulare.
Por për fat të mirë tashmë 13-vjeçari është shëruar dhe gëzon shëndet të mirë.
Thirrja e 13-vjeçarit është: “Nëse keni Covid, bëni testin. Nëse dyshoni se jeni infektuar, testohuni, në rregull?”
Ankesa e dytë e 13-vjeçarit është fakti se shumë njerëz nuk i japin rëndësi sëmundjes së Covid te fëmijët.
“Edhe fëmijët mund të infektohen nga Covid. Covid është i tmerrshëm, për ditë të tëra kam qenë i shtruar në terapi intensive, sepse isha shumë keq. Nuk dua që askush të sëmuret aq sa isha unë,” thotë 13-vjeçari në një intervistë për BBC.