Të ndihmuarit e të tjerëve, vecmas kur ata kanë nevojë më së shumti, cilësohet si një ndër vyrtytet më të mëdha që duhet t’i ketë njeriu. Bamirësia lidhet drejtpërdrejt me altruzmin e personit, andaj një veprim i tillë së paku duhet të përgëzohet.
Një gjest të rrallë human e bëri edhe Vildane Elezi, 27-vjecarja e cila rriti flokët e saj për t’I dhuruar për personat me sëmundjen e kancerit. Edhe pse jeton dhe vepron në Gjermani, saktësisht në Berlin, Elezi dëshiron që flokët e saj t’i dhurojë për fëmijët në Kosovë.
“Guri i rëndë peshon në vend të vet”, kjo frazeologji ilustrohet më së miri me veprimin e Elezit, që nuk hezitoi të kontribojë për fëmijët në Kosovë në momentin që i erdhi rasti.
Ajo shprehet e kënaqur për veprimin e bërë dhe shpreson që t’i gëzojë sadopak fëmijët.
Storiet e tilla, përvec promovimit të bamirësisë, në thelb të tyre synojnë të ngjallin edhe empatinë, element ky që na bën të bashkëndiejmë me të tjerët.