Hirra përmban 16 lloje proteinash, tetë minerale, vitamina kryesisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme, të krahasueshme me qumështin e gjirit. Hirrën e krahasojnë me qumështin e gjirit për vlerat e jashtëzakonshme që ka.
Pionieri i kërkimeve për sistemin imunitar, Elie Metchnikoff, njëkohësisht fitues i çmimit Nobel në Psikologji e Mjekësi më 1908, e ka vlerësuar së tepërmi futjen në dietën e përditshme të hirrës.
I quajtur ndryshe “Babai i imunitetit mes natyrales”, Metchnikoff ka thënë se hirra ka një efekt të pakrahasueshëm në sistemin gastrit. Hirra mund të përdoret si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijët, të cilëve për t’i mbuluar atë efektin e saj përziejmë me lëngje frutash.
Hirra njëkohësisht nuk përmban gluten dhe mund të përdoret edhe nga ata që janë intolerantë, shkruan Syri. net.
Sigurisht që hirra nuk ka as yndyrën që ka qumështi dhe është zëvendësues i mirë i tij për sa i përket vlerave ushqimore. Nga studimet rezulton se hirra përman 16 lloje proteinash, tetë minerale, vitamina krysisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme dhe është pikërisht kjo përmbajtje që e ka bërë të krahasueshme me qumështin e gjirit.
Pija magjike ndihmon edhe në periudhën e prekjes së femrave nga osteoporoza pasi furnizon kockat me ushqim.
Ndërsa atyre që i pëlqen sporti, në vend të kokrrave energjike që marrin, mund të përdorin pikërisht këtë pije, pasi fakti që ajo përmban shumë proteina i jep energji muskujve dhe gjithë trupit. Ndërkaq, hirra pastron mëlçinë dhe është detoksifikues për trupin.
Mënyra si ta përgatisim hirrën në shtëpi. Zijeni një litër qumësht, e kur të jetë në vlim e sipër hidhini një pikë limon që të pritet. Lëreni të ftohet dhe ndani veç lëngun e tejdukshëm që ngjitet sipër, pra hirrën. Hidheni në një shishe qelqi e konsumojeni fillimisht nga një gotë në ditë.
Pjesa që mbetet si salcë vlen po aq sa lëngu. Një lugë e saj po të tretet në ujë dhe të konsumohet jep të njëjtin efekt pozitiv në organizëm.