Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Vetëm edhe 238 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Sipas të dhënave të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, në Kosovë janë vetëm edhe 238 raste aktive me coronavirus.

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 119 pacientë me COVID-19.

Në këtë njoftim po ashtu thuhet se në total numri i rasteve aktive është 238.Lexo po ashtu:119 të shëruar dhe 12 raste të reja me COVID-19 gjatë 24 orëve në Kosovë

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar 12 raste të reja me coronavirus.

Procesi i vaksinimit masiv ka nisur sot në Kosovë, ndërkaq prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 102 mijë e 598 doza të vaksinës.

Deri më sot 11.019 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 119 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 105 mijë e 107.

Youtube

Arkiva

Kategoritë