Ka ndërruar jetë mjeku familjar në komunën e Vushtrrisë, Dr. Safet Idrizi, pas një beteje që pati me sëmundjen e koronavirusit.
Idrizi ka qenë specialist i mjekësisë familjare dhe i ka shërbyer shëndetësisë primare në QKMF në Vushtrri. Kontributi i Idrizit ka qenë edhe gjatë kohës së luftës, pasi ishte pjesë e UÇK-së në rolin e mjekut në Zonën Operative të Drenicës.