Ka ndërruar jetë mbrëmë në moshë të re, Diellza Leku nga Baica e Drenasit.
Lajmin për vdekjen e saj e kanë dhënë familjarët e saj në rrjetet sociale.
“Nuk mund ta besoj qe na le aq heret oj Shoqja jeme ma e mira. Ma kepute shpirtin moj Djellza.
Qofsh egjenetit o shpirt”, ka shkruar familjari i saj.
Varrimi i të ndjerës do të bëhet sot.
Njoftimi i plotë:
Të nderuar, familjarë, miqë dhe dashamirë, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se sot ndërroi jetë Vajza / Motra jonë,
Diellza Demir Leku (05.10.1999 – 26.09.2022)
Varrimi i të ndjerës do të bëhet me datë 27.09.2022 në fshatin Baicë, nga ora 17:00.
U prefsh në paqe Motër!
Me respekt,
Familja Leku