Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Varianti indian i COVID-19 gjendet në 44 shtete

Organizata Botërore e Shëndetësisë të mërkurën ka bërë të ditur se varianti indian i COVID-19, që qëndron prapa rritjes enorme të rasteve me koronavirus në Indi, është gjetur në shumë shtete të tjera të botës.

Sipas agjencisë së shëndetit, varianti B.1.617 i COVID-19, fillimisht i gjetur në Indi në tetor, është gjetur në më shumë se 4500 mostra në “44 shtete në të gjashtë rajonet e OBSH-së”.

Përditësimi i saj javor i pandemisë ka njoftuar se ka marrë raporte për mostra të tilla edhe nga pesë shtete të tjera shtesë.

Jashtë Indisë, thuhet se Britania ka më së shumti raste të variantit të tillë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë