Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Vaksina kundër Covid-19 – SHBA: Për publikun do jetë gati në mes të 2021

Pavarësisht dëshirës dhe këmbënguljes së presidentit amerikan, Donald Trump, për pasjen e një vaksine para zgjedhjeve të nëntorit, duket se ajo do të vonojë edhe pak.

Robert Redfield, drejtor i qendrës amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, tha gjatë një raportimi në senat se ai mendon se vetëm në fund të tremujorit të dytë ose në tremujorin e tretë të 2021 do të ketë një vaksinë gjerësisht të disponueshme për publikun amerikan. 

Kur u pyet për kohën kur vaksina do të ishte e gatshme për amerikanët Redfield tha se do të kishte një vaksinë të disponueshme diku mes nëntorit dhe dhjetorit por ajo do të ishte shumë e kufizuar dhe do të përdorej vetëm për kategoritë me prioritet. 

“Nëse më pyesni se kur do të jetë e disponueshme në shkallë të gjerë, në mënyrë që ne të përfitojmë prej saj për tu rikthyer në jetën tonë normale, unë mendoj se kjo do të ndodhë në tremujorin e tretë ose në fund të atij të dytë, të 2021”, tha Redfield.

Youtube

Arkiva

Kategoritë