Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Ushqehesh në këmbë apo ulur? Ja cilat mund të jenë efektet!

Pothuajse të gjithë jemi të zënë me punë të ndryshme dhe ushqimin shpesh e marrim vetëm si obligim që duhet ngrënë për tu ngopur.

Pak kush i kushton rëndësi mënyrës se si hanë.

Njeriu mund të ushqehet duke ndenjur i ulur, shtrirë ose në këmbë.

Të treja këto mënyra ofrojnë sfida të veçanta për organizmin, sidomos për tretjen.

Ushqyerja duke ndenjur shtrirë

Ushqyerja duke ndenjur shtrirë në divan apo krevat ka qenë pozicioni i preferuar i shumë aristokratëve në lashtësi.

Ajo mund të jetë shenjë përtacie apo shenjë pushteti, megjithatë ekspertët thonë se qëndrimi shtrirë në anën e majtë, ul presionin në pjesën e majtë të stomakut.

Një gjë e tillë e bën ushqyerjen më të rehatshme, sidomos në vakte të rënda e të yndyrshme.

Për më tepër, ka pretendime se organizmi i njeriut i përthith karbohidratet në një ritëm më të ngadaltë kur trupi qëndron shtrirë.

Përthithja e ngadaltë e karbohidrateve konsiderohet e shëndetshme sepse shmang rritjen e niveleve të emetuara të insulinës.

Nga ana tjetër, ushqyerja duke ndenjur shtrirë, rrit rrezikun e disa çrregullimeve të refluksit nga stomaku nëpërmjet ezofagut.

Ekspertët këshillojnë që njerëzit nuk duhet të shtrihen të paktën për 2 orë pas ngrënies.

Sipas kësaj këshille, ushqyerja duke ndenjur shtrirë është përgjithësisht e dëmshme.

Ulur apo në këmbë

Ushqyerja duke ndenjur ulur duket të jetë pozicioni më i mirë për të ngrënë.

Falë ndenjes ulur, njeriu përqendrohet më shumë tek ushqimi dhe mund të përtypet më ngadalë duke rritur ndjesinë e ngopjes dhe zbutjes së oreksit të tepërt.

Sa i përket ushqyerjes duke ndenjur në këmbë, deri më tani nuk ka studime që nxjerrin në pah ndikimin shumë negativ tek tretja.

Një prej përfitimeve më kryesore të këtij pozicioni është djegia e kalorive.

Duke ndenjur në këmbë, njeriu mund të djegë 50 kalori në orë më shumë se po të qëndronte ulur.

Për ta përmbyllur, pozicioni i ushqyerjes është më pak i rëndësishëm se përtypja apo vëmendja ndaj ushqimit gjatë vakteve.

Pra në këmbë ose ulur kujdesuni që ushqimin ta përtypni sa më ngadalë.

Youtube

Arkiva

Kategoritë