Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Unë jam një nënë dhe po kërkoj mënyrë si t’i bëj brenda 24 orëve të gjitha gjërat që më kërkohen

Unë jam nënë. Kam 3 fëmijë.

Kam shkuar tek mjeku i familjes sepse kam probleme me kujtesën dhe kam vështirësi të përqendrohem. Mjeku i familjes më thotë që duhet të fle 8 orë në ditë. Kam dhimbje shpine. Më duhet të ushtroj 2-3 herë në javë. Mësuesi i djalit tim të madh thotë se fëmija ka nevojë për mbikëqyrje ndërsa kryen detyra shtëpie. Alergologu i fëmijës tim më të vogël më thotë se fëmija duhet të hajë ushqim të freskët pa asnjë prej 30 përbërësve për të cilët është alergjik dhe se duhet të blej gjithçka të freskët. Burri im dhe djali i madh thonë se ushqimi i fëmijës më të vogël është “i shpifur” dhe ata nuk mund ta hanë, kështu që unë duhet të gatuaj diçka tjetër.

Ekspertët dhe psikologët e arsimit thonë se ju duhet të kaloni 30 minuta çdo ditë me secilin fëmijë për një zhvillim më të mirë psikologjik te tyre. Pediatri thotë që t’i lini të kalojnë një orë çdo ditë jashtë në park, për të eksploruar. Faturat mujore më thonë se duhet të punoj me kohë të plotë.

Eksperti i arsimit thotë edhe se është më mirë t’i lini fëmijët të eksplorojnë kur luajnë edhe nëse mund të ndoten, edhe kur kjo do të thotë të lani rroba çdo ditë. Specialisti i terapisë në çift thotë se të dy bashkëshortët duhet të kenë një ditë romantike ose të kalojnë pak kohë bashkë të pakten 1-2 herë në javë.

Gratë e suksesshme në karrierë thonë se një grua duhet të marrë ca kohë për t’u kujdesur për pamjen e saj sepse ajo duhet të kujdeset për të e të duket bukur. Psikologu thotë se duhet t’i kushtoj pak kohë vetes sime. Kështu që tani jam duke kërkuar një magjistar që të më mësojë se si t’i bëj të gjitha këto brenda 24 orësh e të gjej kohën për të gjitha”.❤️/italmed/supergrate.net/

Youtube

Arkiva

Kategoritë