Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Ulje e rasteve me COVID-19, Spitali i Gjilanit rikthen në punë katër reparte

Ulja e vazhdueshme e numrit të rasteve të hospitalizuara me COVID-19, në Spitalin e përgjithshëm të Gjilanit, ka bërë që menaxhmenti i këtij spitali të  rikthej në punë disa reparte.

Në njoftim bëhet e ditur se normalitetit i janë kthyer Reparti i  Kirurgjisë, Neurologjisë, Psikiatrisë dhe njëri pavion i Repartit të Internos.

Paraprakisht është bërë pastrimi dhe dezinfektimi i të gjitha hapësirave të këtyre reparteve, tashmë janë vendosur pacientët sipas patologjive përkatëse.

Youtube

Arkiva

Kategoritë