Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Tuberkulozi gjenital dhe ndikimi i tij në infertilitetin e burrave dhe grave

Tuberkulozi mund të ulë numrin e spermës te meshkujt dhe është një shkak i shpeshtë i infertilitetit te femrat. Ekspertët shëndetësorë zbulojnë shkaqet, simptomat, trajtimin dhe gjithçka që duhet të dini për tuberkulozin gjenital dhe ndikimin e tij në infertilitetin mashkullor dhe femëror.

Tuberkulozi është infektiv, ai përhapet nga rrugët e frymëmarrjes në mushkëri dhe më pas përhapet me gjak në çdo pjesë të trupit: Tru, lëkurë, gjëndra, organe gjenitale etj.

Tuberkulozi gjenital është një infeksion i shkaktuar nga Mycobacterium tuberculosis, i cili prek organet gjenitale femërore dhe mund të çojë në infertilitet te gratë, por tuberkulozi gjenital femëror është shumë më pak i zakonshëm se tuberkulozi gjenital mashkullor.

“Organet riprodhuese mund të pësojnë dëm të pariparueshëm nëse nuk trajtohen. Terapia e shpejtë është shumë e dobishme dhe shumë çifte që e marrin atë, menjëherë vazhdojnë të kenë shtatzëni të shëndetshme spontane”, shpjegoi Dr. Suparna Bhattacharya në një intervistë në HT Lifestyle.

Tubat fallopiane mund të dëmtohen nga tuberkulozi dhe të pengojnë hyrjen e vezës së fekonduar në mitër ose ndoshta të parandalojnë fekondimin krejtësisht. 90% e grave që kanë turbekuloz gjenital kanë tubat fallopiane të dëmtuara. Simptomat e tuberkulozit të mitrës – menstruacionet e parregullta, dhimbja e legenit, rreshtimi i pamjaftueshëm i endometrit që rezulton në infertilitet dhe infeksion të vazhdueshëm mund të dëmtojnë zgavrën e mitrës dhe të rezultojnë në amenorre (ndërprerje të plotë të menstruacioneve).

Një çrregullim i njohur si “Dështimi i parakohshëm i vezoreve” mund të zhvillohet kur një ose të dy vezoret preken. Para moshës 40-vjeçare, vezoret fillojnë të mos funksionojnë si duhet, gjenerojnë më pak estrogjen dhe mund të ndalojnë së prodhuari vezë. Nëse vezët lëshohen, ato mund të mos jenë të një cilësie të mirë për t’u fekonduar.

Gratë e infektuara shpesh përjetojnë dhimbje në bark që përkeqësohet gjatë marrëdhënieve seksuale. Simptomat përfshijnë gjithashtu ethe, humbje peshe, djersitje gjatë natës dhe perioda të parregullta ose gjakderdhje të rëndë. Në disa raste, mund të çojë në infertilitet për shkak të bllokimit të tubave fallopiane ose dhëmbëzave të mitrës ose vezoreve.

Turbekulozi gjenital mund të trajtohet në mënyrë efektive me antibiotikë të dhënë nga një profesionist mjekësor. Këshillohet që kushdo që shfaq simptoma të kësaj sëmnundjeje t’i nënshtrohet një testi për të parë gjendjen.

Me terapi të mirë antituberkulare, gratë mund të ndihmohen që të përpiqen natyrshëm të mbesin shtatzënë ose të provojnë nëpërmjet ART-së.

Youtube

Arkiva

Kategoritë