Që nga fillimi i pandemisë së coronavirusit, shkenctarët u kanë treguar njerëzve se si virusi ndikon në trup dhe çfarë do të përjetonin njerëzit pas kontraktimit të SARS-CoV-2. Por një studim i fundit ka zbuluar se truri i pacientëve pas shërimit me COVID-19 mund të plaket 10 vjet më herët.
Studimet e hershme treguan se si coronavirusi mund të ndikojë në trurin e njeriut, duke shkaktuar ankth, konfuzion, lodhje si dhe sulm në tru. Ndërsa çdo muaj kalon, po bëhet gjithnjë e më e qartë se COVID-19 mund të shkaktojë problem neurologjike tek pacientët.
Tani një studim i Kolegjit mbretëror të Londrës zbuloi se infeksioni mund të shkaktojë rënie mendore ekuivalente me plakjen e trurit për 10 vjet, shkruan Reuters.
Mjeku Adam Hampshire kreu një studim së bashku me studiues të tjerë që përfshinë mbi 84,000 njerëz, ku në disa raste të rënda të COVID-19, infeksioni është i lidhur me deficite të konsiderueshme njohëse për muaj.
“Analizat tona përputhen me pikëpamjen se ka pasoja kronike njohëse të të pasurit COVID-19. Njerëzit që ishin shëruar, përfshirë edhe ata që nuk raportonin më simptoma, shfaqnin deficite të konsiderueshme njohëse”, tha ai.
Ekspertët thanë se në disa raste më të këqija ndikimet e infeksionit janë gjetur ekuivalente me rënien mesatare 10-vjeçare të performancës globale midis moshave 20 deri 70-vjeç./Familjajonë/