Përbërësit për 4 persona:
4 trofta (rreth 250 g secila)
20 g gjalpë
2 thelpinj hudhër
20 g thërrime buke
2 lugë çaji barishte të thata
100 g milleram
2 lugë vaj
50 gr proshutë ose pancetë
60 g qepë të kuqe të grirë
200 gr spinaq
Kripë.
Përgatitja :
Pastroni, lani dhe thani peshkun me një peshqir letre.
Nëse spinaqi është i ngrirë, lëreni të shkrihet dhe nëse është e nevojshme shtrydhni lëngun e tepërt me dorë.
Skuqini pak qepën e kuqe të grirë dhe proshutën dhe shtoni spinaqin.
Kësaj mase i shtoni mileramin, thërrimet e bukës, erëzën dhe hudhrën e shtypur, më pas përziejini mirë të gjitha dhe mbushni me masën troftën.
Troftën e përgatitur në këtë mënyrë e vendosim në një tepsi të lyer me vaj, i hedhim pak kripë, e lyejmë me gjalpë të shkrirë dhe e pjekim për rreth 30 minuta në furrë të parangrohur në 200 gradë Celsius.