Ndërkohë që zgjedhja e një buzëkuqi të përshtatshëm për tonalitetin e fytyrës është po aq e rëndësishme sa zgjedhja e pudrës së lëngshme të përshtatshme, revista prestigjioze, “Vogue”, ka shkruar se ka ngjyra buzëkuqësh që i bëjnë dhëmbët të duken më të bardhë.
Ngjyra e kuqe me nëntone të së kaltrës – është nuancë e errët e ngjyrës së kuqe, e cila përbëhet me tonalitete të ngjyrës së kaltër. Pasi kjo ngjyrë buzëkuqi përmban të kaltrën, e cila është e kundërta e të verdhës në rrotën e ngjyrave, mund të jetë aleati më i mirë për dhëmbë të bardhë.
Ngjyra rozë e lehtë – mund t’i bëj[ dhëmbët të duken më të bardhë, duke ju falënderuar përmbajtjes së nëntoneve të ngjyrave të ftohta. Përveç që i bën dhëmbët të duken më të bardhë, rozë e lehtë, i jep fytyrës një lloj shkëlqimi.
Ngjyra e kuqe e errët në të kaftë – gjithashtu mund t’i bëjë dhëmbët të duken më të bardhë sepse përmban nëntone që janë në anën e kundërt të rrotës së ngjyrave. Përveç që është ngjyrë moderne, është ideale për krijimin e iluzionit të dhëmbëve të bardhë dhe rekomandohet të përdoret në ditë me diell.