Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Tri erëza që pastrojnë mushkëritë e duhanpirësve

Sigurisht, të gjithë i njohim rreziqet e pirjes së duhanit, por shpesh është e vështirë për ta mundur këtë varësi.Tymi i cigares shkakton dëme të tmerrshme në mushkëri, prandaj duhet ta ndalojmë së konsumuari duhan dhe të kontribuojmë në  pastrimine tyre. Konsumimi i disa llojeve të ushqimeve dhe pijeve ndihmon në largimin e substancave të dëmshme nga trupi, më poshtë janë disa prej tyre.

Hudhra

Shumë veti medicinale i atribuohen hudhrës. Quhet një antibiotik natyral, me efekte antikancerogjene dhe anti-inflamatore që lufton kërpudhat dhe disa viruse. Hudhra përmban alicinë, e cila shkatërron infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes dhe shumë studime kanë treguar se është një ndihmës efektiv në pastrimin e mushkërive të personave duhanpirës.

Xhenxhefili

Xhenxhefili forcon imunitetin, përmirëson tretjen, zvogëlon proceset inflamatore në trup dhe largon toksinat nga mushkëritë dhe pjesën tjetër të trupit, prandaj rekomandohet për personat që kanë pirë duhan. Më së shpeshti përdoret si çaj por mund të përdoret dhe si erëz në pjata të ndryshme.

Shafrani i Indisë

Disa studime kanë treguar se shafrani i Indisë përmirëson pastrimin e mushkërive nga substancat e dëmshme si pasojë e pirjes së duhanit ose mënyrës së jetesës së pashëndetshme. Përveç kësaj, parandalon sëmundjet e sistemit të frymëmarrjes. Për të shijuar përfitimet anti-inflamatore të shafranit të Indisë, përzieni atë me pak piper të zi./ probleme.me

Youtube

Arkiva

Kategoritë