Dhjetë persona kanë vdekur pasi një zjarr shpërtheu në një pavijon të kujdesit intensiv për trajtimin e pacientëve me koronavirus në Rumani.
Të vdekurit ishin të gjithë pacientë me Covid-19 dhe ishin të intubuar
Dhjetë të vdekur dhe 7 të plagosur rëndë në mesin e pacientëve me koronavirus. Ky është numri ende jo përfundimtar i zjarrit që shpërtheu në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit Piatra Neamt, në Rumaninë verilindore.
Flakët ranë rreth orës 6.30 pasditen e djeshme me kohën lokale, në krahun ku ishin shtruar 17 pacientë me Covid-19.
Mjeku kujdestar, i cili u përpoq të shpëtonte viktimat, raportoi djegie të shkallës së dytë dhe të tretë në 80% të trupit dhe po lufton mes jetës dhe vdekjes.
Prefekti vendas ngriti një njësi krize dhe Ministri i Shëndetësisë, Nelu Tataru, shkoi atje.