Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Tre të arrestuarit për vrasjen në Gllogjan sot dalin para gjykatës

Tre persona janë arrestuar mbrëmë lidhur me vrasjen e trefishtë që ndodhi në Gllogjan të Deçanit, mbrëmjen e 26 nëntorit.

Arrestimin e tyre e bëri të ditur kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Pejë, Agim Kurmehaj.

E tre të arrestuarit do të dalin sot para gjykatës. Këtë për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësja e Gjykatës Themelore në Pejë, Tringa Zhuti.

Ajo tha se seanca dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit do të mbahet sot në orën 16:00.

Kryeprokurori Agim Kurmehaj, tha mbrëmë se tre të dyshuarve për sulmin u është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh.

Kurmehaj shtoi se për shkak të ndjeshmërisë së rastit nuk mund të zbulojë më shumë detaje.

“Nuk mund të jap më shumë informata ngase do të dëmtonin procesin e hetimeve. Edhe pas arrestimit do të vazhdojmë me intensitet të shtuar ndërmarrjen e të gjitha veprimeve të nevojshme për zbardhjen e këtij rasti”, tha Kurmehaj

Youtube

Arkiva

Kategoritë