Nëse dikush të cilit ju i bësoni verbërisht, ka shkelur këtë besim dhe ka ndikuar në mirëqenen tuaj, qoftë kjo edhe më një incident të vetëm, ju mund të keni përjetuar traumë tradhëtie.Nevoja për të qëndruar e lidhur me dikë mund të kapërcejë nevojën për të zbuluar tradhtinë edhe nëse tradhëtia ishter traumatike. Tradhtia kap dilemma me të cilat njerëzit përballen. Kjo tradhti zakonisht bën që një person të ndjejë turp dhe frikë, dhe mund të ketë pasoja të qëndrueshme në shëndetin mendor. Ja çfarë duhet të dini për këtë formë specifike të traumës.
Çfarë është trauma e tradhtisë?
Shkurtimisht, trauma e tradhtisë është trauma që vjen nga keqtrajtimi nga një person i besuar, si psh një partner . Mund të përfshijë dhunë fizike ose abuzim emocional ose seksual.
Jo të gjithë ata që e përjetojnë reagojnë në të njëjtën mënyrë. Kjo varet nga personi dhe përvojat e tij. Por ne shohim reagime të zakonshme, duke përfshirë ankthin, depresionin dhe shkëputjen nga realiteti dhe shoqëria. Psikologët në SHBA kanë studiuar veteranët e kthyer nga lufta, të cilët kishin çrregullime të stresit post-traumatik. Ata u përgjigjën me “jo” shumë prej pyetjeve në lidhje me ndjesinë që kishin pasur nëse ishin tradhëtuar apo jo. Mirëpo ata dukeshin se ndienin dhimbje kur bëhej kjo pyetje. Kishte situate në të cilat trauma ishte shkaktuar nga një komandant, nga ushtarë të tjerë apo nga njerëz që ushtari i besonte.
Stresi post traumatik sjell frikë dhe probleme të shkaktuara nga përpjekja për të shmangur frikën ndërsa trauma e tradhtisë shpesh rezulton me turp dhe shkëputje nga realiteti, si dhe probleme të shkaktuara nga përpjekja për të shmangur këto ndjesi. Këto pasoja të ndryshme traumatike kërkojnë trajtime mjaft të ndryshme.
Shembuj të traumës së tradhtisë
Abuzimi fizik, emocional ose seksual i fëmijërisë i kryer nga një person i besuar janë lloje të traumave të tradhtisë. Por nuk kufizohet vetëm në fëmijëri. Tradhtia dhe dhuna e partnerit intim janë shembuj të tjerë të ngjarjeve që mund të shkaktojnë trauma tradhëtie, sepse të gjitha përfshijnë një shkelje të besimit midis njerëzve në një marrëdhënie intime. Trauma e tradhtisë mund të ndodhë gjithashtu kur një institucion, si qeveria ose organi ligjzbatues, dëmton individët të cilëve pretendon se u shërben.
Shërimi i traumës së tradhtisë
Trauma e tradhtisë nuk është një diagnozë; është një mënyrë për të kuptuar një lloj dëmi që i shkaktohet një personi. Në këtë kuptim, nuk ka asnjë qasje të vetme trajtimi. Por ka element që mund të ndihmojnë. Të mbijetuarit e traumës së tradhtisë shpesh besojnë se ka diçka që nuk shkon me ta, sepse ata përjetojnë shkëputje, kanë vështirësi t’i besojnë vetes pra të kenë vetëbesim dhe kanë simptoma të shëndetit mendor që nuk mund t’i shpjegojnë. Ata shpesh besojnë se janë ‘të këqij’ sepse ndihen keq dhe sepse turpi është një përgjigje normale e mbijetesës ndaj përjetimit të traumës së tradhtisë, por zakonisht nuk janë të vetëdijshëm se çfarë po ndodh me ta.Mungesa e shoqërimit me të tjerë dhe turpi janë në fakt mekanizma mbijetese që e pengojnë një person të ndërtojë marrëdhënie të reja. Pra nëse personi bëhet i vetëdijshëm për problemin real që ka, kjo do të bëjë që të mos ketë më probleme aq shumë me vetëbesimin apo me shoqërimin dhe turpin.