Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Transplantimi i parë robotik i mushkërive në New York – Prof. Dr. Dr. Halil Krasniqi, ekspert i shëndetësisë

Një ekip kirurgësh në New York ka arritur një përparim të rëndësishëm në mjekësi duke kryer transplantimin e parë të plotë të të dy mushkërive me ndihmën e teknologjisë robotike. Këtë metodë inovative e kemi vlerësuar si një arritje historike për shkencën dhe kujdesin ndaj pacientëve. Më 22 tetor 2024, pacientja Cheryl Mehrkar, 57 vjeç, e cila vuante nga sëmundja kronike obstruktive e mushkërive (COPD), iu nënshtrua transplantimit të mushkërive duke përdorur sistemin robotik të avancuar da Vinci Xi.

Përmes prerjeve të vogla midis brinjëve, të dy mushkëritë e dëmtuara u hoqën, zona e operacionit u përgatit dhe mushkëritë e reja u implantuan. Kjo qasje minimizuese zëvendësoi metodat tradicionale, të cilat përfshijnë hapjen e plotë të kafazit të kraharorit. Pacientja, e cila kishte trashëguar një predispozitë gjenetike për sëmundjet e mushkërive, jetonte me COPD që nga diagnostikimi i saj para 14 vitesh. Ku gjendja e saj në përgjithësi ishte përkeqësuar pas një infeksioni me COVID-19 në vitin 2022. Vetëm katër ditë para operacionit ajo u fut në listën e pritjes për një dhurues organesh dhe më në fund iu dha mundësia për një transplant jetik. Transplantimin e Mushkërive dhe Zemres deri tani kemi kryer me metoda klasike të hapura, përdorimi robotik tanimë është një qasje revolucionare në medizinë, thekson“Krasniqi“.

Kirurgja udhëheqëse Dr. Stephanie Chang, e cila në shtator kishte kryer transplantimin e parë robotik të një mushkërie të vetme në botë, theksoi përfitimet e teknologjisë robotike: “Përdorimi i këtyre sistemeve robotike synon të ulë barrën e këtyre operacioneve të mëdha mbi pacientët, të kufizojë dhimbjet post-operatore dhe të ofrojë rezultatet më të mira të mundshme për ta.” Prof. Krasniqi, kirurg i përgjithshëm, vaskular dhe visceral, e quajti këtë inovacion një pikë kthese në kirurgjinë e transplantimeve. Sipas tij, kjo arritje shënon fillimin e një epoke të re në kujdesin ndaj pacientëve dhe hap horizonte të reja për ndërhyrjet e ardhshme.

Përfitimet e teknologjisë robotike:

• Prerje minimale: Metoda mundëson prerje shumë të vogla midis brinjëve dhe shmang hapjen e plotë të kafazit të kraharorit, duke reduktuar dhimbjen dhe kohën e shërimit.

• Precizion i lartë: Roboti da Vinci Xi lejon lëvizje të sakta dhe ekzekutim preciz që është vështirë të arrihet me dorën e kirurgut.

• Rikuperim më i shpejtë: Pacientët përfitojnë nga një qëndrim më i shkurtër në spital dhe kthehen më shpejt në aktivitetet e tyre të përditshme.

Një epokë e re në mjekësi Ky transplantim i dyfishtë i mushkërive përfaqëson fillimin e një kapitulli të ri në kirurgji dhe ofron shpresë për mijëra pacientë në mbarë botën që varen nga organet e dhuruara. Teknologjia robotike jo vetëm që revolucionarizon mënyrën se si kryhen transplantimet, por gjithashtu vendos standarde të reja për të ardhmen e kujdesit ndaj pacientëve.

Youtube

Arkiva

Kategoritë