Çdo kush ëndërron një lëkurë të pastër e pa rrudha. Tani mjekësia ka ecur me hapa gjigant dhe kujdesi ndaj lëkurës, ka bërë që gratë e burrat të duken shumë bukur ndonëse mund të kenë disa vite mbi supe.
Një prej metodave për të larguar rrudhat nga fytyra, është terapia kuruese PRF.
PRF ështe një një trajtim estetik jokirurgjikal, që ndihmon për ta rikthyer elasticitetin e lëkurës.
Ky është një trajtim perekt për të mënjanuar rrudhat, për t’ia kthyer elasticitetin lëkurës, për t’i larguar njollat, plagët nga pucrrat, qeskat e syve etj.
Kjo metodë është e vërtetuar shkencëtarisht që ndihmon në stimulimin e qelizave për të rritur prodhimin e kolagjenit dhe elastinës.
Trajtimi është jo-invaziv dhe i shpejtë dhe është zgjedhja e duhur për personat që nuk dëshirojnë të hyjnë nën briskun e kirurgut.
Në Kosovë, trajtimin PRF mund ta kryeni në Spitalin Sirona.