Trajnerja e njohur shqiptare, Erona Bajrami ka zënë vendin e parë në kategorinë Bikini – 1.65 cm, në garat mbarëkombëtare për Fitness dhe BodyBuilding në Kamëz të Shqipërisë.
Me përvojën e saj prej 5 vitesh në botën e fitnesit dhe përkushtimin e palodhshëm në ushtrime dhe trajnime, Bajrami ka arritur të arrijë këto suksese duke qenë vetëm 23 vjeqe.
Përgatitja për këtë garë për Bajramin ishte e vështirë dhe intensive, me sesione trajnimi dy herë në ditë dhe një regjim të rreptë ushqimor. Bashkëudhëtarë gjatë këtij trajnimi kishte edhe Besmir Ramën për ushtrime , Blin Stavilecin si nutricionist dhe Hana Bicurrin për posing.
” Më janë dashur 6 muaj intensivisht dhe dy herë në ditë ushtrime cardio, në të njejtën kohë kam mbajtur edhe diete për të arritur në përmasat e duhuara për këtë garë”, tregoi Bajrami për Familjajonë.
Ajo gjithashtu shprehu motivimin e saj për të vazhduar përpara, duke synuar edhe çmime më të larta në garat ballkanike dhe evropiane.
“Pas fitores ndihem edhe më e motivuar të vazhdoj ende përpara dhe të marrë edhe çmime më të mëdha në kampionate ballkanike dhe evropiane”, deklaroi ajo.
Përveç garës së fundit, Bajrami ka përpara edhe garën ballkanike në Romë që organizohet më 26 prill, ku do të ketë mundësinë për të treguar aftësitë e saj dhe për të përfaqësuar me krenari Kosovën./ Familjajonë