Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Tortë me pjeshka dhe boronica

Kjo recetë u përgatit nga Linda Fishta

Përbërësit: 250 g miell, 125 g gjalpë i butë si krem, 80 g sheqer kaf ose i bardhë, 1 vezë, 1 majë thike kripë, 4-5 pjeshka, një grusht boronica, 1 ose 2 lugë sheqer.

Përgatitja: Në një tas, përziejmë miellin, gjalpin dhe sheqerin me majat e gishtave. Më pas, shtojmë vezën dhe e punojmë për 1 minutë, e mbështjellim me plastmasë kuzhine dhe e lëmë të pushojë në frigorifer për 30 minuta. Ndërkohë, presim pjeshkat në feta të holla, i përziejmë me 1-2 lugë sheqer (varet sa të ëmbla janë frutat). Ndezim furrën në temperaturën 180° C. Marrim brumin, të cilin e hapim hollë me petës e pak miell. E vëmë në tavë me letër furre, e shpojmë me pirun dhe e vëmë të piqet për 10 minuta. E nxjerrim nga furra, renditim fetat e frutave dhe e vëmë përsëri të piqet për 25 minuta të tjera duke patur kujdes që frutat të mos thahen shumë. E shoqërojmë me akullore ose dhe kështu.

Youtube

Arkiva

Kategoritë