Me 4 qershor, në Prishtinë është mbajtur Dita e Informimit rreth Thirrjes për Propozime për Fondin Konkurrues të bazuar në Komunitet.
Qëllimi i takimit ishte për t’u dhënë mundësinë aplikantëve potencial që të diskutojnë kërkesat sipas kësaj thirrje dhe të shfrytezojnë mundesinë të diskutojnë pyetje e detaje tjera në lidhje me fushat prioritare, kriteret dhe procedurat e aplikimit e pranueshmërisë.
Programi i Menaxhimit të Zjarrit të Natyrë në Ballkanin Perëndimor (LFMWB), i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim – SDC, e koordinuar nga Farmahem, do të lançojë thirrjen për Propozime për Fondin Konkurrues të bazuar në Komunitet.
Qëllimi i përgjithshëm i thirrjes është që të angazhojë në mënyrë aktive komunitetet lokale në zbatimin e menaxhimit të zjarrit të peizazhit duke mbrojtur dhe mirëmbajtur peizazhet dhe duke përmirësuar jetesën lokale. Kjo do të jetë një mundësi shumë e mirë për të gjithë të interesuarit për aplikim.
Thirrja do te publikohet së shpejti në web faqen www.lfmwb.net.
Ju që shprehni interesim për aplikim, inkurajoheni të përcillni web faqen dhe te gjitha detajet i gjeni aty