Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Tetori rozë, spitali “FATI IM” ofron një javë ekzaminime dhe kontrolla të gjirit falas

Muaji Tetor në të gjithë  botën është muaji i ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit, për të rritur vëmendjen dhe mbështetjen për sensibilizimin, zbulimin e hershëm, trajtimin, si dhe kujdesin paliativ për këtë sëmundje. 

Duke parë numrin e madh të grave të prekura dhe duke e ditur rëndësinë e diagnostikimit të hershëm, spitali “Fati Im” ka vendosur të ju dal në ndihmë grave që duan të ekzaminohen apo kontrollohen.

Për të gjitha pacientet që bëjnë intervenime të gjirit gjatë kësaj jave do përfitojnë zbritje prej 20-40% në të gjitha analizat histopatologjike.

Ndërsa për një javë të plotë do të realizohen vizita, kontrolla ekzaminuese, echo dhe konsulta falas nga kirugët torakal, Dr. Saudin Maliqi dhe Dr.Frederik Quperjani.

Për termine kontaktoni vetëm në këtë numër telefoni +383 48 322 250 prej ores 09:00-17:00.

Youtube

Arkiva

Kategoritë