Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Testet e gjakut, mund ta zbulojnë kancerin e vezoreve deri në dy vjet më herët

Një studim i ri, ka bërë të ditur që në të ardhmen test i gjakut  mund ta zbulojë kancerin  e vezoreve, deri në dy vjet më herët.

Shkencëtarët, kanë krijuar një metodë të thjeshtë ekzaminimi që përfshin një bio-marker që përbëhet nga katër proteina që shihen së bashku.

Ky studim, i publikuar në gazetën Nature, ka marr për bazë mostrën e gjakut nga 80 individë gjatë një periudhe prej shtatë viteve,

“Më shumë se gjysma e rasteve të kancerit të vezoreve, zbulohen në faza të vonshme ku edhe trajtimi nuk mund të jetë i suksesshëm. E zbulimi i testeve të tilla, të thjeshta mund të na ndihmojë që ta zbulojmë sëmundjen shumë më herët”.

“Në Institutin e Hulmtimeve për Kancer në Britani të Madhe, jemi duke punuar në zbulimin e kancerit në faza të hershme përmes testeve që tashmë ekzistojnë. Është një kënaqësi, kur po shohim këso rezultate për kancerin e vezoreve”, është shprehur menaxheri i informimit në Institutin e Hulumtimeve për Kancer në Britani të Madhe, Dr. Rachel Shaw. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë