Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Të mirat shëndetësore të mjaltës

Të gjithë e dëshirojnë për shkak të shijes dhe të mirave shëndetësore që ofron.

Çfarë e bën edhe më të popullarizuar është lehtësia e konsumimit të tij. Mund të hahet drejtpërdrejt, të lyejmë bukën me të, përziejmë me lëng frutash apo ndonjë pije tjetër apo edhe me ujë të ngrohtë, limonadë, kanellë  dhe barishte të tjera për të bërë ilaç.

Ndërsa të mirat shëndetësore të mjaltës lidhen me gjërat më poshtë

Diabeti 

Sheqeri i zakonshëm mund të zëvendësohet me mjaltë në shumë ushqime dhe pije. Mjalti përmban rreth 69% glukozë dhe fruktozë që e mundëson të përdoret si sheqer diabetik në vend të sheqerit të zakonshëm.

Burim Energjie

Mjalti gjithashtu përdoret nga shumë si burim energjie pasi që një lugë-gjelle mjaltë ofron rreth 64 kalori. Për më tepër sheqeri në mjaltë lehtë shndërrohet ne glukozë edhe nga stomakët më sensitiv. Kështu pra është shumë i lehtë për tu tretur.

Humbja në peshë

Kur mjalti konsumohet me ujë të ngrohtë ndihmon në tretjen e yndyrave (dhjamit) të ruajtur (rezervuar) në trup. Njëjtë mjalti me lëng limoni e gjithashtu mjalti me kanellë ndihmon në zvogëlimin në peshë.

Përmirëson performancën atletike

Hulumtimet e fundit kanë zbuluar se mjalti ndihmon në përmirësimin e performancës tek atletët. Mjalti ndihmon në mirëmbajtjen e niveleve të sheqerit në gjak, rikuperimin e shpejte të muskujve dhe restaurimin e glikogjenit pas ushtrimeve.

Përbërës antibakterial dhe antifungal

Mjalti ka përbërës anti-bakterial dhe anti-funga (kërpudhave të lëkurës) dhe kështu përdoret si antiseptik natyral.

Youtube

Arkiva

Kategoritë