Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Të mërkurën në “Takim virtual me Shëndritin” i ftuar dr. Zheralldin Durguti – fizioterapeut

Të mërkurën, më fillim nga ora 21:00, në emisionin” Takim virtual me Shëndritin”, do të diskutohet në lidhje me qafën e shtrembër te fëmijët, me fizioterapeutin dr. Zheralldin Durguti.

Durguti  diplomoi në vitin 2006, në studimet bachelor për fizioterapi në kuadër të Fakultetit të Mjekësisë, në UP.

Studimet master i përfundoi në Universitetin e Prishtinës, kurse studimet e doktoraturës në Universitetin e Shkencave Mjekësore në Tiranë, ku në vitin 2016 u gradua me titullin “Doktor Shkence” në fizioterapi.

Durguti ka edhe përvojë akademike si ligjërues në Universitetin e Prishtinës si dhe në Kolegjin e Shkencave Mjekësore “Rezonanca” në Prishtinë.

Pjesë e emisionit janë edhe pyejtjet e dërguara nga publiku në lidhje me temën që diskutohet, andaj mos hezitoni të kërkoni përgjigje nga doktori. Këtë mund ta bëni duke u orientuar paraprakisht në faqet “Familja Jonë”, në Facebook dhe Instagram, ose edhe gjatë kohës kur intervista është duke u zhvilluar, në hapësirën për komente.

Si trajtohet qafa e shtrembër te fëmijët? A është e lindur apo e fituar? Cilat janë dëmet që shkaktohen në rast të mos trajtimit? – Janë vetëm disa nga çështjet që do të diskutohen gjatë këtij takimi virtual.

Për shumcka në lidhje qafën e shtrembër te fëmijët, ndiqeni emisionin më fillim nga ora 21:00, vetëm në faqen “Familja Jonë” në Facebook.

Youtube

Arkiva

Kategoritë