Pacientët që i mbijetojnë kancerit përballen me një problem shumë të madh.
Ekspertët kanë arritur në konkluzionin se ata vuajnë nga stresi post-traumatik, të shkaktuar nga trajtimi që u kanë bërë ndaj sëmundjes më herët.
Por edhe te njerëzit që diagnostikohen me këtë sëmundje, numri i të cilëve është i madh në Britani problemet emocionale rriten. Ekspertët kanë studiuar rastet e pacientëve që , kanë pasur kancer dhe kanë zbuluar se ata vuajnë nga frika, zemërimi dhe gjumi i ndërprerë.
Sipas një psikoterapiste nga grupi i shëndetit mendor Priory, kjo mund të çojë në çrregullime të stresit post-traumatik , i ngjashëm me atë të ushtarëve dhe viktimave të fatkeqësive natyrore. Julia Cole, nga Qendra e Mirëqenies së Priorit në Southampton tha se 240,000 britanikë kanë probleme të shëndetit mendor të shkaktuara nga trajtimi i tyre ndaj kancerit.