Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Receta e ditës: Tavë peshku me patate dhe domate

Perberesit:

  • 1 peshk i madh ose 4 peshq te vegjel
  • 4 domate
  • 1 kg patate
  • 1 kg qepë
  • 2 gjethe dafine
  • 4 thelpinj hudhër
  • 2 limona
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper i zi
  • Piper i kuq

Pergatitja:

Peshkun pasi e kemi pastruar e marinojmë. Marinojmë dhe patatet me kripë e erëza.

Qepët i presim mesatarisht dhe i kaurdisim së bashku me thelpinjtë e hudhrës. Shtojmë patatet, vendosim erëzat dhe domatet e prera. I kalojmë në tavë duke vendosur dhe peshkun sipër spërkatur me pak vaj ulliri. E vendosim tavën të piqet në furrë në temperaturën 180 gradë. Ju befte mire !

Youtube

Arkiva

Kategoritë