Një studim i ri sugjeron se acidet yndyrore omega-3 dhe omega-6 në suplementet e vajit të peshkut mund të ndihmojnë në uljen e rrezikut të disa llojeve të kancerit, përfshirë ato të zorrësh së trashë, stomakut dhe mushkërive.
Pjesëmarrësit me nivele të larta omega-3 dhe omega-6 kishin më pak raste të kancerit, ndërsa këto nivele ishin të pavarura nga faktorët e tjerë si BMI dhe aktiviteti fizik.
Studimi, i realizuar me mbi 253 mijë njerëz, tregon se këto acide yndyrore janë të pranishme në peshqit e yndyrshëm dhe vajra bimore, por shumë njerëz përdorin suplemente për t’i marrë ato.
Megjithatë, nivelet e larta të omega-3 mund të lidhen me një rrezik të vogël për kancerin e prostatës.
Kërkuesit rekomandojnë që gratë të konsumojnë më shumë omega-3 për përfitime shëndetësore.