Supë e shpejtë me perime
Receta e gatuar nga:Edona Mulaj
Këshilla dhe Receta për Beba dhe Fëmijë
Alba Receta
PËRBËRËSIT:
1 kungulleshë
1 lulelakër e vogël
2 karota mesatare
1 patate e vogël
1 qepë e vogël
1 thelpinj hudhër
Bouillon perimeve (bio)
Vaj lini
Majdanoz
Kripë të jodizuar dhe piper të zi
PËRGATITJA:
Të gjitha perimet i presim në copa të vogla bashkë, me thike ose procesor. Pastaj i shpërlajmë mirë në ujë.
Vendosim në tenxhere dhe shtojmë rreth 700-800 ml ujë (e dalloni me sy) derisa perimet të qëndrojë nën ujë është e mjaftueshme.
Ziejmë 8-10 min, pastaj e kalojmë në blender, jo me tërë ujin që ka sepse rrezikoni të dal supa e hollë. Supa duhet të jetë pak e trashë. Pas bluarjes së perimeve e bashkojmë me pjesën tjetër të ujit (nëse është e nevojshme). Shtoni bouillon puder, pak kripë, piper i zi dhe vaj lini.
Për servirje në pjatë mund të shtoni pak salcë kosi dhe majdanoz. /Familja Jonë