Recetë nga Adda’s All
E ku ka më mirë se një supë e ngrohtë plot shije për t’u ngrohur në ditët e ftohta që po vinë. Me këtë recetë do më kujtoni në çdo lugë që do shijoni nga kjo supë.
Përbërësit: 200 g fasule (1 gotë uji plot), 2 karota, 2 thelpinj hudhra, 2 gjethe dafine, 1 kokë e vogël brokoli, 1 qepë mesatare, 1 presh, gjysmë lakre e bardhë, 1 lugë e vogël tumerik, një tufë majdanoz, spec djegës, kripë dhe vaj ulliri.
Përgatitja: Grini imët qepën me preshin dhe hudhrat dhe vendosini të kaurdisen me vajin, sapo të jenë bërë trasparente shtoni tumerikun dhe piperi. Shtoni lakrën eprer hollë, fasulet e lëna më parë në ujë dhe karrotën e prer ne kubikë, jepini një të përzier. Sapo lakra të uli pak volumin, mbulojini me lëng vegjetalë ose ujë. Vendosni brënda dhe gjethet e dafinës
Mbulojini me kapak dhe lërini të ziejnë në zjarr të avashët për rreth 40-50 minuta. Në minutat e fundit shtoni dhe brokolin të prer në çdo deg të tijë dhe lëreni të ziej përsëri sa të bëhet e shijshme. Shtoni lëngun e limonit dhe kripën. Lëreni dhe pak minuta mbi zjarr dhe provojeni nëse ka akoma nevoj për kripë dhe piper të zi. Shërbejeni me bishta preshi sipër, majdanoz të grirë imët dhe spec djegës.
Burimi: Living