Kënaqësia që zbret në stomak pas një vakti të lehtë e të shijshëm ushqimi pa dyshim ndikon në ngjitjen e një humori pozitiv përgjatë gjithë ditës.
E tillë është ndijesia që të dhuron një supë e ngrohtë, delikate dhe kremoze me avokado e gatuar në shtëpi.
Padyshim çdo supë ka shijen e saj karakteristike ashtu si edhe vlerat ushqyese por kur vjen puna tek supa me avokado, shija të ofron një tjetër dimension kënaqësie.
Të gjithë e dimë që për nga vlerat ushqyese, avokado është një nga dhuratat më bujare që i janë bërë njerëzimit. Vlerat ushqimore të avokados janë të panumërta.
E kombinuar në një pjatë të shijshme supe këto vlera i ofrojnë organizmit më shumë se sa thjeshtë ndjesinë e shijes së mirë.
Supa me avokado është shumë e shëndetshme dhe me vlerë aq sa të serviret në një restorant me pesë yje. Përbërësit e saj kushtojnë pak dhe përgatitja është mjaft e thjeshtë. Ulja e kolesterolit është një vlerë e shtuar.
Avokadot janë një frut që buron energji. Rreth 80% e frutit përmban ujë (72%) dhe fibër dietike (6.8%) duke pasur një ndikim pozitiv tek njerëzit në përpjekje për të rënë në peshë.
Avokadot mund të përfshihen në shumë receta. Ato janë të shijshëm dhe kremozë dhe krahas supës ato kombinohen më së miri në sallata, ëmbëlsira e shumë gatime të tjera.