Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Sulmuan teknikun medicinal në Dragash, Gjykata i dënon me nga 1.500 euro dy të akuzuarit

Gjykata Themelore në Prizren – Dega në Dragash, ka dënuar me burg dhe gjobë dy të akuzuarit për sulm ndaj teknikut medicinal në vendin e punës.

E.B dhe E.B, janë shpallur fajtor pasi më 18 qershor në mëngjes, pas një mosmarrëveshje gjatë kohës kur i dëmtuari kishte qenë në vendin e punës, e kishin rrahur të njëjtin.

Komunikata e plotë e Gjykatës Themelore në Prizren:

Gjykata Themelore në Prizren – Dega në Dragash, Departamenti i Përgjithshëm (gjyqtari Fatmir Krasniqi) ka shpallur aktgjykim dënues, ndaj të akuzuarve E.B., (I), dhe E.B., (II)., për shkak se: JANË FAJTOR
Me datë 18 qershor 2021, në orët e mëngjesit në Dragash, të pandehurit në bashkëveprim kanë sulmuar (personin zyrtar) teknik medicinal, në atë mënyrë që për shkak të mosmarrëveshjeve derisa i dëmtuari kishte qenë në vendin e punës ku i akuzuari E.B., (II), kishte dërguar një familjar për trajtim mjekësor në qendrën e mjekësisë familjare në Dragash, fillimisht është fjalosur me të dëmtuarin- personin zyrtar, dhe të pakënaqur nga trajtimi mjekësor, derisa i dëmtuari kthehej për në shtëpi, fillimisht i akuzuari E.B., (I), e ndal në rrugë të dëmtuarin dhe e sulmon fizikisht duke e goditur me grushte e shkelma një pjesë të kokës dhe pjesë të ndryshme të trupit -Më pas ndërhyn edhe i akuzuari E.B. (II), duke e sulmuar fizikisht të dëmtuarin ku godet me grushte dhe shkelma në pjesë të ndryshme të trupit dhe nga goditjet e njëjta e rrëzojnë në tokë duke vazhduar me goditje, me ç’ rast të dëmtuarit i shkaktojnë lëndime të lehta trupore të konstatuara nga akt ekspertimi mjeko ligjor.

Kësodore në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale sulm ndaj personit zyrtar nga neni 402 par. 3 lidhur me par. 1 e nenit 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit i GJYKON: Të akuzuarin E.B., (I), dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me GJOBË në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro,

Të akuzuarin E.B., (II), dënim me burgim në kohëzgjatje prej 6 (gjashtë) muaj, Konform Kodit Penal, me pëlqimin dhe propozimin e të akuzuarit, dënimi me burgim i është zëvendësuar me dënim me GJOBË në shumën prej 1,500.oo (njëmijepesëqind) euro,

Të akuzuarve do t’ iu llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim nga data 18.6.2021 deri më 16.7.2021.

Pas shpalljes së aktgjykimit, gjyqtari i rastit ka njoftuar palët që brenda afatit ligjor të gjithë palët në procedurë do të pranojnë aktgjykimin e plotë në formë të shkruar dhe të arsyetuar.

Kundër këtij aktgjykimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit

Youtube

Arkiva

Kategoritë