Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Studimi: “Vaping” edhe pa nikotinë ndikon në funksionin e enëve të gjakut

Studimi i ri që është prezantuar në takimin vjetor të Shoqërisë Radiologjike të Amerikës së Veriut ka sugjeruar se “vape”, cigaret elektronike, qoftë me ose pa nikotinë, ndikon në funksionin e enëve të gjakut, duke reduktuar qarkullimin e gjakut dhe absorbimin e oksigjenit.

Doktoresha, Marianne Nabbout, autore e studimit, shpjegon se edhe pa nikotinë, aerosoli i cigareve elektronike përmban kimikate të tilla si formaldehid dhe propilen glikol, të cilat mund të jenë të dëmshme për trupin, ka shkruar CNN.

“Edhe nëse nuk ka nikotinë në cigaren elektronike, mund të ketë përbërës të tjerë që mund të jenë të dëmshëm”, ka thënë Nabbout.

Studimi ka vërejtur një rënie të ndjeshme në shpejtësinë e qarkullimit të gjakut dhe nivelin e oksigjenit në gjakun e pjesëmarrësve që përdornin cigare elektronike, krahasuar me ata që nuk pinë cigare elektronike ose duhan.

Vërejtjet e studimit tregojnë gjithashtu se të gjithë përdoruesit e cigareve elektronike, pavarësisht nëse përmbajnë nikotinë apo jo, kishin ulje të oksigjenit në gjak, që do të thotë se mushkëritë e tyre po merrnin më pak oksigjen.

Doktori Albert Rizzo, kryetar i Shoqatës amerikane për mushkëri, ka thënë se këto gjetje shtojnë provat që “vaping” ka pasoja serioze për shëndetin

“Ne nuk dimë shumë për efektet e përbërësve të cigareve elektronike në mushkëri dhe enët e gjakut, por këto teste po tregojnë efekte afatshkurtra”, ka theksuar ai.

Ky studim thekson nevojën për më shumë kërkime mbi efektet afatgjata të “vaping” dhe mund të ndihmojë rregullatorët në vendimet për miratimin ose jo të produkteve të cigareve elektronike në SHBA.

Youtube

Arkiva

Kategoritë