Pre, Nën 29, 2024
Banner Top
Banner Top
Studimi: Autizmi mund të fillon në barkun e nënës

Origjina e autizmit është debatuar jashtëzakonisht shumë nga shkencëtarët dhe komentuesit. Ajo që dihet për autizmin është se kemi një gjendje fizike, e cila është e lidhur me biologjinë anormale dhe kimin e trurit.

Gjenet duket se luajnë një rol të rëndësishëm në zhvillimin e autizmit – binjakët identikë, për shembull, kanë më shumë gjasa që të dy të kenë autizëm sesa binjakët jo identikë transmeton Gazeta Shneta.

Disa gjëra për të cilat dyshohet se kanë lidhje me autizmin – por që nuk janë provuar shkencërisht – përfshijnë dietën ushqyese të nënave, ndryshime në traktin tretës, helmimet nga merkuri, probleme me përpunimin e vitaminave dhe mineraleve në trup, si dhe vaksinat.

Një studim i madh, i fundit në revistën ‘PLoS Computational Biology’ sugjeron që ndotja e mjedisit mund të jetë një faktor kontribues për rrezikun e autizmit, por studimi nuk ishte në gjendje të emëronte ndonjë toksinë specifike që mund të jetë përgjegjëse.

Studimi tjetër i ri, botuar në ‘New England Journal of Medicine’, analizoi indet e trurit të fëmijëve me autizëm.

Studiuesit – nga Universiteti i Kalifornisë, Shkolla e Mjekësisë në San Diego dhe Instituti Allen për Brain Science në Seattle – ekzaminuan 25 gjene në indin e trurit ‘postmortem’ (të vdekur) të fëmijëve me dhe pa autizëm.

Ekipi zbuloi se treguesit kryesorë gjenetikë nëpër shtresa të shumta të qelizave të trurit mungonin në trurin e fëmijëve autikë.

“Ndërtimi i trurit të një fëmije gjatë shtatëzanisë përfshin krijimin e një mbështjellësi që përmban gjashtë shtresa,” thotë studiuesi Eric Courchesne. Ai vazhdon:

“Ne zbuluam arna fokale të zhvillimit të prishur të këtyre shtresave kortikale në shumicën e fëmijëve me autizëm”.

Ky defekt tregon se hapi i rëndësishëm i zhvillimit të hershëm të krijimit të gjashtë shtresave të veçanta me lloje specifike të qelizave të trurit – diçka që fillon në jetën para-lindjes – ishte ndërprerë”.

Ekipi pretendon se gjetjet e tyre ngjallin shpresë se kuptimi i mëtejshëm i këtyre pjesëve mund t’iu lejojë shkencëtarëve një pasqyrë se si mund të ndodh procesi riparues, duke hapur dyert për trajtime dhe terapi të reja të mundshme. /MedicalNewsToday

Youtube

Arkiva

Kategoritë