Enj, Nën 28, 2024
Banner Top
Banner Top
Studim: Inteligjenca Artificiale i ndihmon mjekët në parashikimin ndaj përparimit të Alzheimerit

Një program i inteligjencës artificiale është dëshmuar më mirë se mjekët në shoshitjen e shenjave treguese që tregojnë se kush me demencë të hershme do të përparojë në sëmundjen e Alzheimerit, thotë një studim i ri.

Intelingjenca artificiale parashikoi në 4 raste nga 5 kur demenca e hershme ose do të mbetej e qëndrueshme ose do të përkeqësohej në Alzheimer, sipas një raporti në revistën eClinical Medicine

Në përgjithësi, “AI” ishte rreth tre herë më i saktë në parashikimin e përparimit në Alzheimerit sesa mjekët e armatosur me skanime të trurit, testime njohëse dhe analiza të lëngjeve kurrizore për proteinat treguese si tau dhe amiloid, tregojnë rezultatet.

“Ne kemi krijuar një mjet i cili, pavarësisht se përdor vetëm të dhëna nga testet njohëse dhe skanimet MRI, është shumë më i ndjeshëm sesa qasjet aktuale në parashikimin nëse dikush do të përparojë nga simptoma të lehta në Alzheimer – dhe nëse po, nëse ky përparim do të jetë i shpejtë ose i ngadalshëm”, tha në një njoftim për shtyp studiuesja Zoe Kourtzi, profesoreshë e psikologjisë eksperimentale dhe neuroshkencës konjitive llogaritëse në Universitetin e Kembrixhit në Britani.

Për studimin, hulumtuesit ndërtuan një model të AI duke përdorur skanime të trurit dhe teste njohëse nga 400 njerëz që morën pjesë në një projekt kërkimor në ShBA.

Ekipi hulumtues më pas testoi modelin duke e ushqyer atë me rezultatet e testeve njohëse të botës reale dhe skanimet e trurit nga 600 pacientë të tjerë amerikanë nga i njëjti projekt, si dhe 900 njerëz që kërkuan trajtim në klinikat e kujtesës në Britani dhe Singapor.

“AI” ishte në gjendje të tregonte se kush do të zhvillonte Alzheimerin brenda tre vjetëve 82% të rasteve dhe kush do të kishte demencë të butë por të qëndrueshme në 81% të rasteve, tregojnë rezultatet.

Inteligjenca artificiale gjithashtu i lejoi studiuesit të vendosnin pacientët në grupe bazuar në rrezikun e tyre, tregojnë rezultatet. Rreth 50% e pjesëmarrësve kishin demencë që do të mbetej e qëndrueshme, ndërsa 35% do të përparonin në Alzheimer ngadalë dhe 15% më shpejt.

Si rezultat, AI mund të ndihmojë njerëzit në rrezik më të madh për Alzheimer që të marrin trajtim të hershëm dhe monitorim të ngushtë, thanë studiuesit.

Në të njëjtën kohë, 50% e njerëzve me simptoma si humbja e kujtesës, të cilët përndryshe janë të qëndrueshme, mund të ekzaminohen për probleme të tjera përveç demencës që mund të kontribuojnë në ato simptoma, thanë studiuesit.

Për shembull, ata mund të vuajnë nga një çrregullim humori si ankthi ose depresioni dhe jo nga çmenduria, thanë studiuesit.

Youtube

Arkiva

Kategoritë