Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Stresi ndikon në pagjumësi, ja disa këshilla se si ta reduktoni atë!

Stresi dhe zgjimi në agim, janë të lidhur ngushtë me njëri – tjetrin.  Për shkak të stresit shumë shpesh njerëzit zgjohen shumë herët dhe më nuk mund të flenë.

Janë disa gjëra që ju duhet t’i bëni sa më shpejtë në mënyrë që ta reduktoni stresin dhe të keni gjumë të rehatshëm.

Kur keni shumë stres trupi fillon të prodhon shumë adrenalinë dhe kortizol që ka një efekt negativ në memorie dhe produktivitet. Kur në trup ka shumë kortizol, atëherë lëvizin normat normale të sheqerit në gjak, ulet imuniteti dhe rritet yndyra në pjesën abdominale.

Meditimi është një tjetër zgjidhje që ndihmon në uljen e kortizolit në trup.

Përpara se të shkoni në shtrat, bëni një dush të gjatë me ujë të nxehtë. Uji i ngrohtë i relakson muskujt, ulë tensionin e trupit dhe redukton ankthin.   Ju gjithashtu mund të bëni një dush me ujë të ftohtë, pasi uji i ftohtë mund t’i stimulojë hormonet anti -depresion dhe të prodhojë më shumë endofrinë, hormon që ndikon në të ndierit të lumtur.

Nëse keni gjumë të parehatshëm dhe zgjoheni qysh në agim, është mirë që të filloni të bëni ushtrime fizike. Ushtrimet fizike ndikojnë jo vetëm në sistemin imunitar por gjithashtu ndihmojnë në shëndetin mendor.

E rëndësishme është që të qëndroni gjithmonë të hidratuar. Uji, është ndihmues i stresit dhe në momentin kur trupi juaj është i dehidratuar, ju dërgon sinjale të stresit. /Familja Jone

Youtube

Arkiva

Kategoritë