Sht, Nën 30, 2024
Banner Top
Banner Top
Stafi i poliklinkës Endomedica ka ofruar shërbime shëndetësore për Shtëpinë e të Moshuarve “Jetimat e Ballkanit”.

Stafi i poliklinkës Endomedica i përbërë nga specialistët më të mirë të shëndetësisë ka vizituar shtëpinë e të moshuarve “Jetimat e Ballkanit” në Suharekë.

Dr Venera Berisha- endokrinologe, Dr Eurta Dida Shporta – endokrinologe, Dr Artan Haxhijaj pulmolog, Dr Fidan berisha, reumatolog dhe Fatjona Blakaj infermiere, kanë ndihmuar mbi 60 të moshuar që jetojnë në atë shtëpi në kryerjen e kontrollave rutinore dhe shërbimeve të tjera shëndetësore.

Kontrollat Endokrinologjike, Reumatologjike dhe Pulmologjike, matja e sheqerit tremujor Hba1c dhe Ekg-të, janë disa nga shërbimet që stafi profesional i poliklinikës Endomedica i bënë tashmë e çdo 6 muaj në shtëpinë e të moshuarve.

Poliklinika Endomedica  vazhdon ta këtë prioritet shëndetin e pacientit, të cilin e ka dëshmuar me gatishmërinë për t’i ndihmuar ata sa herë që kanë nevojë.

Kjo është vizita e tretë që poliklinika Endomedica ka realizuar me të moshuarit e kësaj shtëpie. “Familja Jonë” do të vazhdojë të dërgojë mjekë dhe klinika të cilat ofrojnë shërbime falas për banorët e shtëpisë së të moshuarve “Jetimat e Ballkanit”

Youtube

Arkiva

Kategoritë