Gatuar nga: Green & Protein
Sallatë e gjelbër
Spinaq
Qiqra të pjekura
Selino
Oriz integral me rrepë të kuqe, shije kikiriku dhe hudhre
Bizele
Thjerrëza
Shegë
Arra indiane të pjekura
Susam i zi
+Salcë e shtëpisë
Të gjithë përbërësit në këtë
pjatë janë të pasur me shumë vitamina e minerale.
Një kombinim i mirë dhe i shijshëm, shijen dhe vlerat ushqyese ua shtojnë edhe
Arrat Indiane për të cilat pak i njohim.
Frutat arrore janë të pasura me yndyra të pangopura, vitamina dhe minerale. Ato mund të ndihmojnë për ta mbajtur shëndetin të mirë. Prandaj, merrni një grusht fruta arrore në mes shujtash, si shtesë në sallata, supa ose desertë.
Arrat indiane përmbajnë sasi të madhe të bakrit, i cili është komponent i domosdoshëm të shumicës së enzimave në organizmin tonë. Mbajtja e nivelit normal të bakrit në trup parandalon aneminë dhe artritin reumatoid. Arrat indiane janë po ashtu të pasura me magnez, i cili është mineral i rëndësishëm për shëndetin e eshtrave.
Arrat indiane shmangni:
-nëse keni probleme me tëmth ose vështirësi me veshka, sepse përmbajnë oksalate të cilat shkaktojnë gurët në veshka
-nëse përdorini kalcium si shtesë ushqimi sepse oksalatet mund të pengojnë absorbimin e kalciumit.
Vlera ushqyese
30 g arra indiane përmbajnë 165 kalori dhe 13 g yndyra.